“Trimëresha” Mimoza Kusari: Më mirë t’ ua paguajmë rrymën serbëve në Veri, sesa të na i vrasin policët (!)

Behxhet Shala: Mimoza Kusari u bë yll pas bisedave me spasiqët e radoiçiqët, duke hyrë në një qark vicioz, nga rrena në rrenë

Analisti dhe veprimtari, Behxhet Shala, në një shkrim autorial   ka  saktësuar  Mimoza Kusari u bë yll pas bisedave me spasiqët e radoiçiqët duke hyrë në një qark vicioz, nga rrena në rrenë. Fillimisht mohoi çdo bisedë, pastaj se ka folur shqip,  se fjala brat. në shqip e ka kuptimin mik e jo vëlla prandaj Radoiçiqin e paska mik e jo vëlla. Po armik, jo se jo! Rrenë pastaj se veteranët e luftës e gëzojnë respektin dhe përkrahjen e saj ndonëse pikërisht me vëlla Radoiçiqin i përjashtojnë me vota nga rroga minimale. Rrenë fort për Bekim Haxhiun duke e bindur pikërisht Simiqin e Radoiçiqin se: sa shumë i keq është Kamishi e ju nuk e dini…”. Rrenë se kundër saj po bëhet luftë hibride. Rrenë se fjalimet nuk shkruhen nga Dejona Mihali. Dejona Mihali rrenë se është patriote dhe se nuk punon kundër shqiptarëve, Shqipërisë dhe Kosovës. Rrenë se nuk kontrollon politikanë, borde, udhëheqës, ambasadorë. Rrenë kur thotë se deputetët që e vijojnë kursin kundër analfabetizmit se kanë kaluar me sukses provimin e shkrim – leximit. Rrenë kur thotë se Martin Berishaj e ka keqpërdorur orarin e reduktimeve për të shitur lirë rrymën dhe për ta blerë shtrenjtë. Realisht, Dejona Mihali nuk rrenë shumë për vete sa rrejnë të tjerët për të.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Evropian

Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor

Parlamenti Evropian ka planifikuar për 27 nëntor votimin për konfirmimin e përbërjes së re të …