Ministria e Punëve të Jashtme ka ndërprerë kontratën me kompaninë “AL DUSHI Sh.p.k”, pas dështimit spektakolar për përmbushjen e detyrimeve kontraktuale për dërgimin e postës diplomatike jashtë vendit. Ministrja Donika Gërvalla në një reagim të premten tha se “AL DUSHI Sh.P.K” është përzgjedhur nga OSHP e jo nga Ministria, ndërsa faktet e dëshmojnë, të kundërtën. MPJD e kishte angazhuar “AL DUSHI Sh.P.K” vet dhe me çmim pesë fish më të lartë. Në bazë të dokumenteve që posedon Gazeta Express del se kompania “3P shpk” (DHL), është shpallur fillimisht fituese e tenderit. Pas kësaj, kompania “AL Dushi është ankuar tek Autoriteti Kontraktues (Ministria), duke pretenduar se Kompania “3P Sh,P.K) ka dhënë fakte të rreme, pa ndonjë dëshmi për këtë. Autoriteti Kontraktual (Ministria) ka marrë për bazë këtë ankesë, por jo edhe dëshmitë e ofruara nga 3P SH.P.K (DHL) Në bazë të dokumenteve çmimin 5 herë më të lirë të ofruar “3P SH.P.K” Autoriteti Kontraktues (Ministria), e kishte shpalle si ofertë financiare “abnormalisht tē ulët”. Në këtë mënyrë është hapur rruga për ta shpallë fitues ” AL DUSHI sh.p.k”.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …