Forca Rezervë Strategjike, e KFOR-it, e dislokuar nga Britania e Madhe, ka përfunduar një mision 45-ditor të sigurisë, në Kosovë

Forca Rezervë Strategjike, e KFOR-it, e dislokuar nga Britania e Madhe, ka përfunduar një mision 45-ditor në Kosovë, duke u ridislokuar pas mbështetjes së përpjekjeve për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në vend. Ky dislokim, sipas një komunikate të KFOR-it, përfshiu Forcën Rezervë Strategjike dhe Forcën Rezervë Aleate, duke kryer patrullime rutinë, misione zbulimi dhe monitorim përgjatë Vijës Kufitare Administrative. KFOR-i informoi se në rishpërndarjen e kësaj force parashikohet rritje e lëvizjeve të mjeteve ushtarake në rrugët kryesore të tranzitit, dhe falënderoi të gjitha komunitetet për mirëkuptimin e tyre. Këto lëvizje janë të nevojshme për rishpërndarjen e sigurt të forcave tona. Udhëheqja e KFOR-it falënderon FRS-në për përkushtimin dhe profesionalizmin gjatë këtij misioni, i cili ka forcuar mandatin paqeruajtës të NATO-s, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …