leoni

Daniel Serwer: Kosova duhet t’i përmirësojë raportet me Kinën e shtetet e tjera

Daniel Server: Përmirësimi i dialogut Kosovë-Serbi, kërkon qasje fqinjësore nga Serbia

Profesori dhe analisti i njohur amerikan, Daniel Serwer, ka deklaruar se përparimi në dialogun Kosovë-Serbi do të ishte i mundur nëse Serbia dhe Aleksandar Vuçiq do të trajtonin Kosovën si një shtet fqinj dhe të respektonin autoritetin e saj. Sipas tij, Beogradi mund të pranojë që  autoritetet e Kosovës, të ndjekin  penalisht përgjegjësit për sulmet në Banjska dhe të distancohet nga qëndrimet që e trajtojnë Kosovën si territor serb, mirëpo përkundrazi, Vuçiq vazhdon të ndërhyjë në rajon dhe ndjek një politikë për një “botë serbe”, duke ndikuar tek serbët në Mal të Zi dhe Bosnje e Hercegovinë përmes figurave si Milorad Dodik. Daniel  Serwer komentoi edhe për qasjen e dyfishtë të Vuçiqit mes Perëndimit dhe Moskës, duke thënë se Rusia e toleron këtë qëndrim, ndërsa Vuçiq i jep përparësi interesave ruse në rajon.

 

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …