Gati një çerek shekulli pas nënshkrimit të saj, Marrëveshja e Ohrit po i sjellet përsëri në vëmendje faktorit ndërkombëtar. Bashkimi Demokratik për Integrim, në opozitë, ka ngritur shqetësime se Maqedonia e Veriut mund të kthehet në periudha pasigurie me vendimet e ekzekutivit për të ndryshuar apo për të rishikuar Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve. Ali Ahmeti u ka dërguar letër ndërkombëtarëve dhe udhëheqësve të Kosovës dhe Shqipërisë për “mbrojtjen e Marrëveshjes së Ohrit dhe të drejtat e shqiptarëve. Planet për shfuqizim të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, ndalimi i identifikimit të përkatësisë etnike në institucionet shtetërore dhe formimi i një shumice qeverisëse pa përfaqësim të drejtë të komuniteteve etnike”, janë tri pikat që sipas Ahmetit rrezikojnë parimet e barazisë dhe stabilitetit në një shtet shumetnik. Njohësit e rrethanave politike konsiderojnë se duhet të ketë reagim nga Prishtina dhe Tirana zyrtare.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …