Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se projekti i statuti të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, nuk është i mirë dhe se si i tillë duhet të marrë trajtim serioz nga Gjykata Kushtetuese. Haradinaj konsideron se kryeministri Albin Kurti po përpiqet ta fsheh turpin që e ka bërë gjatë qeverisjes së tij katërvjeçare. Asociacioni është pranuar nga krerët e shtetit me letrën e dërguar në Këshillin e Evropës. Ndoshta ka folur për Albinin se ai po ia imponon se ai e ka pranuar edhe siç e dimë e ka pranuar krejt sistemi politik i Kosovës atë edhe i shkruan Këshillit të Evropës. Pak a shumë kjo nuk është serioze sjellja e tij, Është e vërtetë që ky draft nuk është i mirë, dhe kërkon trajtim serioz nga Gjykata Kushtetuese. Jemi në zgjedhje dhe Kurti që ta fsheh marren edhe ato që i kanë bërë, gabimet që i kanë bërë që e kanë udhëhequr dialogun. I kanë lutur për shumë kohë Amerika pikërisht Konjufcën, Kurtin e këtë që të japin një propozim nuk e kanë dhënë, ka saktësuar, Ramush Haradinaj.