leoni

Astrit Miho: Adil Çarçani – njeriu, luftëtari, udhëheqësi që shkoi në përjetësi pa asnjë pasuri dhe kryelartë

Astrit Miho: Adil Çarçani – njeriu, luftëtari, udhëheqësi që shkoi në përjetësi pa asnjë pasuri dhe kryelartë

Astrit Miho
Astrit Miho

Kush ishte Adil Çarçani?

Personalitet e shquara politike dhe shoqërore mbahen mend jo vetem për veprat që bëjnë dhe gjurmët që lënë në jetë, por edhe për qëndrimet dhe marrëdhëniet që krijojnë me nerëzit dhe shoqërinë. Ata gjykohen për kohën që jetojnë dhe gjyrmet që lënë pas.

Një i tillë pa dyshim ishte Adil Çarçani.

Ai ishte një njeri i ndershëm, atje ku shërbeu,gjatë karierës së tijë, ashtu siç ishte, në punë tregoi vetëm ndershmëri.Por që në fillim themi të metat edhe dobësitë e vetësistemit të kaluar që rëndojnë edhe mbi Adil Çarçanin,ish Kryeministrin e Shqipërisë. Mendojmëdhe themi se ai sistem ishte vetë njëregjim dheme një pushtet absolut në ideollogji, i cili kërkonte edhe nga njeriu mëi thjeshtë apo me pushtet, të zbatonte një vijëtë pandarë,se çdo gjë ishte e varur nga politika, për vetëkohën, ashtu ishin të ndarë, të dykampetlindje –perëndim. Nuk diskutoj për luftën e ftohtë, nuk diskutoj për kohën kur Shqiperia ishte e mbyllur dhe e izoluar totalishtë, por ishte Shipëria, që ngriti për herë të parë Universitete dhe u zhvillua, ndërtoi vepra që nuk mundë, as tëkrahasohej më, me të kaluarën e mëparëshme. Ishte Shqipëria ajo, që doli vetë nga Traktati Varshavës. Unë diskutoj personalitetin, figurën dhe vlerat e një ish Kryeministri të Shqipërisë, flitet për një personalitetme vlerat të tijë, më njerëzore, aftësitë, zgjuarsia, kur ai bëri një karierë të gjatë, duke filluar që prej moshës 22 vjeçare,ai dha kontribut për Atdheun e tij. Ai arriti me punë deri nëmajën e piramidëstëdrejtimit të shtetit, por Adil Çarçani, u lind, u edukua, punoi me përkushtim për Atdheun e tij, vdiqsipatriot, njeri i ndershëm dhe askush nuk duhet mendojë ndryshe.Ai ishte një njeri që dëgjonte dhe fliste kur do të merrej vendim. Ai dallohej në profesionin e tijë, ishte një ekonomist i mirë, shkolluar për ekonomi financënë Universitet të ish BRSS, njihte mirë gjuhët e huaja, fillimishtë si Fërngjishten, Italishten, Rusishtë dhe Anglisht. …

 

Kush ishte origjina e familjes të Adil Çarçanit!.

Lindi në fshatin Fushë – Bardhë të rrethit Gjirokastër në 05 Maj 1922. Për Adil Çarçanin fëmijëria ishte e vështirë, për arësye se Babai i tij, Haki Çarçani,vdes në Janinë, kur Ai ishte vetëm 6 vjeç. Nëna e tij Sabrie, me origjinë nga fshati Nivicë i Kurveleshit të Labërisë, bashkë me djalin dhe vajzën u kthyen nga Janina, tek ish shtëpia e tijënë Fushë Bardhë, dhe rritet nën kujdesin e Sabriesdhe të xhaxhallarëve në Çarçanaj.Adil Çarçani, doli nga një familje dhe një fis me emër të madhë, një fis i shquar për kulturë dhe atdhetarizëm. Ai ishte një personalitet që do të kujtohet, se doli pasardhës, nga njerëzit e shquar për kulturë dhe trimëri të nxjerrë në brez pasë brezi, nga fisi i madh, iÇarçanëve të Fushë – Bardhës. Ky fis është i vendosur në një lagje të veçantë në Fushë Bardhë, mbas rrapit madhështor që ngrihet në qëndrën e fshatit, shtëpitë e tyre historikisht, ju ngjajnë shtëpive të trashëgimisë kulturore Shqiptare, me kulla tipike që tregojnë një jetë gjatësi në vite, me mure guri të skalitur mirë, lartë kanë emblemën, dhe të rrethuara me mur në lartësi.

Fisi i Çarçanëve ka një histori të gjatë nëpreardhjen e tijë, rrënjët e tijë janë larg në histori, janëtëformuara nga dy degë, nga ku sotë është ky fis. Një degë e fisit është se Çarçanët janë nipa të Kapedanit Patriot Çelo Picari, dhe së dyti, ata janë me prejardhje nga fisi i madh i Kapedanëve Gjika të Qeparoit, të ardhur dhe të vendosur në Zhulatin e vjetër historik, dhe më vonë në Fushë Bardhë. Pikërishtë nga ky fis, ka pasur njerëz të arsimuar dhe të shkolluar jashtë shtetit, në lindje apo në perëndim. Gjyshi i tijë Nexhip Çarçani, mbasë shumë përpjekjeve në vite dhe në vazhdimësi kur Kombi Shqipëtar ishte ndën sundimin e gjatë Otoman, arriti për të hapur Shkollën e parëShqipe në Fushë Bardhë. Ai solli nga Stambolli më 1907, Abetaren e Parë Shqipe dhe menjëherëfilloi mësimin me grupin e parë të nxënësve. Gjithashtu xhaxhi Selaudin Çarçani, kreu studimet për drejtësi në Stamboll dhe ishte një nga figurat më të shquara në studimet psikollogjike Shqiptare. Nga ky fis gjithmonë kanë dalë figura të shquara, komandatë e patriot, intelektualë që kanë kontribuar për lëvizjen Kombëtare Shqiptare. Në librine shkruar nga Dr. Parim Çarçani, “Çarçanët e Fushës”, në faqen 127…Çarçanët ishin shqiptarë Ortodoks që përqafuan Bektashizmin si një urë pajtimi midis Islamit dhe Kristianizmit. Ishte kjo një zgjidhje pragmatike e bërë nga vetë Thanas Çarçani, i pari i fisit të Çarçanëve,ai ishte i lindur në një familje Ortodokse…Karakteristikë e Çarçanëve është se ata kanë qënë përkrahës të Nacionalizmit Shqiptar në epokën e Perandorisë Osmane, në shekullin e XIX dhe në fillimet e shekullit të XX. Kjo tregohet si me pjesëmarrjen në luftrat patriotike si Rakip Çarçani – Zhulati, në luftrat patriotike Shqiptare kundër zgjedhës Otomane 1840 – 1845 si dhe në betejen e Lëkursit – Sarandë, në shkurt 1878 nga Bako Çarçani…Pikërishtë kjo është origjina nga rrjedh Adil Çarçani.

Fisi i Çarçanëve të Fushë Bardhës kishte plotë prona dhe pasuri të mëdha, nënë Rrëzomë, Finiq, Delvinëedhe në Sarandë, por shkolla dhe edukimi i tijë bënë qëky djalë i ri të drejtohet tek e reja, tek ndryshimi. Ai u frymëzua nga idetë përparimtare të Rilindjes tonë Kombëtare, Ai në Gjimnazin e Shkodrës u bashkuame Qemal Stafën, fillimishtë ishin bashkënë Shkodër, mëvon në Tiranë dhe në qytete të tjera të Shqipërisë. Ai tregoi një zgjuarsi të veçantë duke kontribuar për një të ardhme përparimtare, se ajo ishte rruga e vetme e së ardhmes, për një ndryshim të madh, për një rend të ri shoqëror. Ai rend do të ishte rendi i barazisë shoqërore, rendi kundër varfërisë dhe prapambetjes sëgjatë,të shumëvuajtur nga Populli Shqiptar. Adil Çarçani, ishte një idealist dhe burrë trim, at’herë kur në vitet më të vështira Atdheu vuante ndën pushtimin fashist, ai në fshehtësi punoi kryesishtë në Tiranë, ku aktiviteti i tijë ishte shumë aktiv kundër dogmës së fashizmit. Atij nuk ju tremb aspakë syri nga dhuna e egër fashiste por në vazhdim të aktivitetit të tijë, menjëherë u inkuadrua me fillimin e lëvizjes të Formacioneve Luftarake Partizane me detyra të larta komanduese, deri në çlirimin e plotë të Shqipërisë.

Shkollimi i dha dije, ishte drejtimi për në jetë.

Ai fillimisht u regjistrua në liceun Francez të Gjirokastës, ashtu siç quhej liceu Franko – Zvicerian (Sot Gjimnazi Asim Zeneli). Ky lice,kishte të gjithë stafin e pedagogëve, shtetas Francez. Gjimnazisti i ri,Adil Çarçani banoi në Lagjen Palorto tek miqtë e prindërve të tijë, në shtëpinë e intelektualit Gjirokastrit Baftjar Dobi. Stafi Francez kishte një kërkesë dhe një kulturë Franceze, ku në mësim kishtegjuhë të huaja, Frëngjishten dhe Italishten. Ai në këtë lice do të mësonte vjershat e rilindësve tanë Shqiptarë, Naimin, A. Z. Çajupin, Mjedën, do të studionte për patriotët Çerçis Topullin, Petro Nini Luarasin, do të njihej edhe me shkrimtarë të mëdhenj Francezë si La Fonatine, Viktor Hygo, Dante Aligeri etj. Rruga ishte e mirë por liceu francez fatkeqësishtë nuk zgjati se mbretëria do ta mbyllte, dhe më vonë mbasi vdes edhe drejtori në Francë, Adil Çarçani do të vazhdojë shkollën me bursë në një gjimnaz tjetër, në atë të Shkodrës. Në këtë gjimnaz ai njihet me gjimnazistin Qemal Stafa bashkë themeluesin e Grupit të Shkodrës Vasil Shanton, dhe me plotë pjesëtarë të tjerë në grupin e të rinjve të gjimnazit, me luftëtarë, antifashist gjatë vitit 1938– 1942, kanë marrë pjesë gjerësishtë në Grupin Komunist të Shkodrës. Ky grup ishte me një aktivitet të shtrirë edhe në Tiranë, Gjirokastër dhe në qytete të tjera të Shqiperisë. Edukimi ndikoi që të njihte akoma më shumë relitetin gjëndjen e rëndë të mjerimit, zemërimin dhe revoltën popullore ku rinia kishte idenë dhe objektivin për ndryshimin e sistemit shoqëror, atë të zgjimit dhe çlirimi nga pushtimi i huaj Italian. Me shokët e gjimnazit të Shkodrës ai lidhet ngushtë me Qemal Stafen dhe formohet plotësishtë se kauza për atë, do të ishtenjë kauz e vërtetë, për një jete të re, tek enesërmja. Tek ai ndikuan idetë e reja përparimtare të Qemal Stafës, ku virtytet dhe cilësitë e Shqiptarit ashtu si i përshkruante Qemal Stafa në esse_në e tij, …“E vjetra shëmbet, kohët po ndryshojnë. Një jetë e re po lulëzon gërmadhas”. Kjo shprehje ishte hymn e shpresë, që do të ruhejnjë kujtimigjatë, për gjithë jetën e tij. Ai u bëburrë në moshë të re,së pari njeriuduhet të jetënjeri, në jetën e tijë,kushdo duhet që të tregojë vlera, ai e mendonte se në karakterin e tij përveç trimërisë, i duhej të tregojëvlera edhe urtësi në komunikim, fjalë pakë dhe punë…një detyrë ishte,çlirimii Atdheut nga zgjedha e fashizmit.

 

Punët dhe detyrat që ka kryer Adil Çarçani

Adil Çarçani, që herët në rininë e tijë është dalluar se kishte aftësi të veçanta në rolin drejtues si dhe në mënyrëne komunikimit me njerëzit. Njerëz të tillë sotë duhet të kujtohen me respekt. Gjatë jetës së tijë ai ka punuar dhe drejtuar në detyra të rëndësishme të shtetit, ai si politikan i përiudhës së sistemit të kaluar ka qënë i zgjedhur për 41 vjetë Deputet nëKuvendin Popullor të Shqipërisë dhe nga 1960 – 1991, Antarë i Byrosë Politike. Aipër merita të larta, dy herë ka marrë Titullin e Lartë “Hero i Punës Socialiste” gjithashtu, ai ka patur edhe Titullin e Lartë, “Hero i Popullit”. Në luftë, në rolin drejtues, Ai ishte Zv. Komisarëi Çetës “Çerçiz Topulli” 12 Dhjetor 1942, në fshatin e lindjes, FushëBardhë. Pastaj, Zv. Komisarë i Batalionit “Baba Abaz”, në Zonën e Parë Operative Vlorë – Gjirokastër-Mallakastër. Në janar deri mars 1944 u caktua përgjegjës politik i Br.VISulmuese “Hero i popullit”. Në mars deri në nëntor 1944 ishte zv. komisar e Komisar i Br.VIIS. Nga nëntori deri në prill 1945, komisar i Divizionit 4 Sulmues. Mbasë çlirimit, Ai do të mbajë postin e Komisarit politik të Qarkut të Durrësit dhe më vonë, në atë të Shkodrës. Në 1952 – 1960, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, në vitin 1959 – 1965, Ministër i Ministrisë së Industrisë së Rëndë dhe Minierave, dhe më vonë, Zv. Kryeministër, për një kohë të gjatë 1965 – 1981. Nga viti 1981 – 1991, ai kryesoi 5 Qeveri si Kryeministër Shqipërisë. Kontributi i ishë Kryeministrit, apo i çdo njeriu, në ç’farë do kohe qoftë, historia e ka vlerësuar, me të mirat që ka bërë, apo me të këqiat që ai ka shkatuar, por sotë njerëz të veçantë apo politikan, vetëm ata dinë çdo gjë, të shkruajnë historinë dhe te flasin sipasë intresit të tyre, dhe përpiqen të errësojnë çdo gjë të kaluar. Të kritikosh është më lehtë se të punosh…Dihet se ardhmja do të bëhet më e mirë, dhe Shqiptarët do ta shkruajnë historinë e tyre, ashtu si ka qënë, dhe çdo gjë do të vendoset vëndin e merituar.

 

Ai është nder i Fushë Bardhës.

Për Fushë Bardhën është krenari që ngaky vënd doli një Kryeministër. Ishte nder për çdo Fushë bardhas kur do të prezantohej: jam nga Fushë Bardha. Të gjithë e kujtojnë se biri i tyre do të vinte shpesh në Fushë Bardhë, aitakohej edhe me çdo njeri të thjeshtë, ulej gju më gju me bashkëfshatarët atje tek rrapi madhështor në qëndër të fshatit, ç’mallej me njerzit, do ti takonte të gjithë me radhë, pyeste për çdo familje si ishin dhe ç’farë halle apo ndonjë problem që mund të kishin. Aty nga gëzimi vetë Fushtë Bardhasit improvizonin dhe thurnin vargjet, ku i këndonin birit të tyre më të shtrenjtë,në këngën labe…Shkrep moj valle mbi stërrallë/se tek Rrapi në Fushë Bardhë/biri i fshatit na ka ardhë./Na qesh buza gëzon xhani/komisar Adil Çarçani/që lindi në këto gurë/fshatin se harroi kurrë/…..Ai çdo vitë,takohej me krahinën e Kardhiqit, në festën e Themelimit të Batalionit Partizan “Asim Zeneli” në 7 Gusht 1943, ku ai kishte qënë edhe partizan i këtij bataliaoni, shkonte në çdo njëgrup të fshatrave të krahinës, takohej pezemërsishtë, ai transmentonte thjeshtësi dhe dashamirësi. Ai ishte Kryeministër, por shumë njerëzor. Ai kishte shumë detyra për të zgjidhur dhe shumë punë, por nuk harronte të jetonte edhe me hallet e njerëzve….kujtohetnjë Zonjë Grua nga Fushë Bardha,Nënë Gazjasëmuret dhe operohet në Spitalin e Tiranës, Adil Çarçani i vajtinë spitalë dhe u interesua për shëndetin e sajë, dhe ajo mbasi doli nga spitali, i duhej në vazhdim kujdesi i mjekut, për këtë ai e mori per dy javë, në shtëpinë e tij.Ai ishte një familjar i mirë, çdo vitë me raste të festave ose në përvjetore, ai priste në familjene tijë, pa dallim çdo Fushë Bardhas, atë e dallonte thjeshtësia dhe vlerat njerzore.Atë e deshën të gjithë, se ishte njëudhëheqës, njëri i thjeshtëe fisnik, si shkrova edhe më lartë, Ai nuk ishte hakmarrës apo tendencioz, vlen të përmëndet edhe kur vajza e tijë nuk bashkëjetonte më, me ish burrin e vetë, ai shkoi për ngushëllim tek shtëpia e ish dhëndritpër vdekjen e babait tëtijë.Ai asnjëherënuk ka patur asnjë përfitim nga detyrat shtetërore. Me ndërrimin e sistemit,u arrrestua dhe në vitin 1994, u dënua me 5 vjet burg, së bashku me të gjithë udheqëjen e mëparëshme, akuza ishte: “shpërdorim detyre”, “genocid”kjo ishte pa baza, një masëkrejtësishtë politike.Ai në këtë kohë ishte 75 vjeç, në një gjëndje të rëndë shëndetsore, i sëmurë,u la në arrest shtëpie. Ai jetonte në banesën e shtetit. Gjatë kësaj kohe, ecejak, me disa valixhe në dorë,për disa herëi ndërruan banesën dhe më në fund jetoi tek shtëpia e vajzës,në muajin tetor 1997, ai iku nga kjo botë, ish Kryeministër i Shqipërisë, pa asnjë pasuri, pa libreza në bankë dhe njëkohësishtë, pa Shtëpi. Ky personalitet që ka kontribuar gjatë gjithë jetës së tijë, edhe në detyra të rëdësishme në drejtimin e Shtetit, Ai la një emër të mirë dhe ështënder i Fushë Bardhës, ku për respekt dhe kujtimin e tijë, në një vënd të dukshëm,vetë Fushë Bardhasit, do ta lartësojnë me një statujë ose përmendore.

Fushëbardhasit kujtojnë, birin e tyre!

Adil Çarçani, mbante lidhje të ngushta me Fushë Bradhën, ai e shprehtekëtë dashuri në plot takime me njerëz bashkëfshatarëapo në raste vizitash e festa e përvjetore.Ai tregonte dashuri për vendlindjen, ku kujtonte me mall, emrat e vëndeve, të gjitha fiset me radhë, gjithashtu, Ai ishte treguar i gatshëm për këdo Fushë Bardhas, apo banorë të Krahines se Kardhiqit,apo të Rrëzomës, që mundë të kishte ndonjë problem dhe të mos e kishte lënë pa e zgjidhur, pa paragjykuar se bir i kujt të ishte, apo ç’farë biaografie të kishte, por edhe mosëmarreveshje, apo tendenca të kohës që kishinndodhur midis njerëzve,ai i sheshonte problemet, edhepër padrejtësitë që bëheshin,revoltohej dhe reabiltonte brënda fshatit. Fushëbardhasit i kujtojnë shumë mirë problemet e vetë kohës. Ai vinte në vëdlindjen e tij, vinte tek shtëpia ku ishte lindur dhe kaluar vitet e fëmijërisë,në rininë e tijë. Ai ishte shumë i thjeshte ulej e bisedonte thjeshtë me bashkëfshatarët e tijë, diskutonte për çdo problem apo hall që mund të kishte ndonjë familje, i pyeste të gjithë. Interesohej, për shkollën, për qëndrën shëndetsore, si funksiononin dyqanet, kinemaja, muzeumi i fshatit, etj… Adil Çarçani, ju tregonte se në krenohemi me plotë djem e vajza, të këtij fshati që vazhdojnë shkolla dhe universitete, ne kemi edhe njerëz të talentuar, kemi shkrimtarë e poetë, kemi kuadro kudo dallohen, shumëtë tjerë janë profesionistë të ingranuar në gjithë Shqipërinë….Në atë kohë, Fushë Bardhasit kujtojnë se në plotë burimet dhe në çezmat e mëparëshme të fshatit, pati mikrobe, epidemi dhe sëmundje infektive, ajte uji u bë i dëmshëm për njerëzit, ku pati edhe të shtruar në spitale.Në vitet 1980 – 82’ në fasht,erdhi uji i ftohtë,ujë, nga mali i Fushë Bardhës, një ujësjellës i gjatë 4 km, nëpërmjet një terreni mjaftë shkëmborë. Burimi ishte largënënjë ujëvarë,lartë në mesin e shkëmbit në mal,atje, afër një vendi të pashkelur nga asnjë njeri, deri në atë kohë. Ai burim ishtenë një grykëtë vështirë, në mesin e shkëmbenjëve, në Grykëne Honit të Piriut, kështu quhet. Ubë studimi dhe projekti, kjo vepër është drejtuar nga vetë Adil Çarçani. Pikërishtë, kjo vepër madhore ishte një mrekulli e vërtetë. Ky ujësjellësu bë për një kohë shumë tëshkurtër, në çdo familje vajti çezma, uji i ftohtëmali, ishte me të vërtetë një ëndërr shekullore, kurtë gjithë Fushë Bardhasit e kujtojnëshumë mirëatë ditë…Gjithashtu, Fushë Bardha, në ato vite u kthye në një kantier të madh pune.Çdo familje do të kishte pjestarë që të punonin në këto kantiere. U bënë disa rrugëqë shërbenin si njyje lidhëse e shfrytëzimipër kërkime gjeollogjike për ndërmarrjen gjeollogjisë,dhe për ndërmarrjen pyjore,kur pakë më vonë u vu në shfrytëzim edhe miniera e fosforiteve, e cila furnizonte me mineral, Uzinën e Superfosfatit të Laçit për prodhimin e plehërave, për pasurimin e tokave bujqësore, në të gjithë Shqipërinë. Po kështu Adil Çarçani porositi që ndërmarrja pyjore të pyllëzonte me pisha, kodrat dhe gjithë luginën gati 5km në hyrje të Fushëbardhës si dhe mbjelljen e plotë dru frutorëve.Ashtu u bë. Sotë pishat janë lartësuar, janë bërë shumë vjeçare dhe i japin një bukuri të veçantë të gjithë rrugës që të shpie në këtë fshat malor 300m, mbi nivelin e detit, një fshat mjaftë i bukur, i cili është plotësishtë 360 gradë i rrethaur nga malet, i ngjan një amfiteatri të vërtetë, dhenemes të tijë,është Fushë Bardha.Këtë amfiteatër,në mes e përshkon një lumë me një zallë shumë të bardhë, prandaj nga kjo pamje e ka marrë emrin edhevetëfshati të quhet Fushë Bardhë. Ky amfiteatër me male, fshati me histori tëdikurshme kishte 5 kisha, me kishën më të madhe të Shën Marisë, që edhe sotë quhet Shën Mëri,ku përballëQafa e Priftëve, vëndi kur pushtuesit Osmanë i masakruan Priftërinjtë. Poeti Fushë Bardhas Zeqir Cama e pëshkruan me metaforëFushë Bardhën… “Borërat një nga një kanë në emrin tënd/ jelekbardhajetëgjatë, eshtërzëna argjend/zalli mes përmes,prehet pa andralla/si një shall i lashtë, feks në shtatë mëhalla… Reliev i thyer valë – valë/djepi që më tundi/Fushëbardhë”. Sotë edhe të huajt që shkojnë në ndonjë bujtinëatje në Fushë Bardhë, thonë se jemi të mahnitur nga vendi dhe mikëpritja. E duamkëtë miqësi,dhe do të vijmë përsëri në Fushë Bardhë…..E në këto vizita e takime kujtohet, e do të kujtohet me respekt burri i shquar i këtij fshati, Adil Çarçani.

Kontrolloni gjithashtu

Isuf Ismaili: Komandant Hysen Ymeri, ushtarak e veprimtar i shquar i Shqipërisë

Isuf Ismaili: Komandant Hysen Ymeri, ushtarak e veprimtar i shquar i Shqipërisë

Isuf Ismaili: Komandant Hysen Ymeri, ushtarak e veprimtar i shquar i Shqipërisë. Në nderim të …