Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në shtetin e Katarit. Në njoftim të ministrisë është thënë se në ditën e parë të kësaj vizite, Maqedonci është pritur nga drejtori ekzekutiv i Industrisë Ushtarake të Katarit – Barzan Company, Abdullah Hassan Al-hater. Në takim është diskutuar rreth mundësive të shumta të bashkëpunimit në fushën e industrisë së mbrojtjes, duke përfshirë edhe mundësinë e investimeve të përbashkëta në fushën e prodhimit. Gjithashtu, Ejup Maqedonci u njoftua me prodhimet ushtarake të Katarit, me ç’rast pati rastin të takojë drejtues të kompanive të ndryshme. Gjatë vizitës në Katar, ministri Ejup Maqedonci do të realizojë takime dhe vizita të rëndësishme, duke veçuar takimin e ditës së sotme me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Mbrojtjes së Katarit, Halid bin Mohammad Al Atijah”, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes.
Kontrolloni gjithashtu
Aida Dërguti thotë se Hekuran Murati dhe Besnik Bislimi nga ekspertë ekonomie, u shndërruan në kontabilistë të pushtetit
Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti, ka kritikuar ministrin e Financave, Hekuran Murati, dhe …