Ftesë për zbulimin e pllakës përkujtimore në nderë të atdhetarit Afrim Zhitia

Klubi Politik “Afrim Zhitia” ju fton të merrni pjesë në një ngjarje të veçantë dhe të rëndësishme për ne si shoqëri. Më 1 Nëntor 2024, në ora 10:00, do të zbulojmë pllakën përkujtimore në nder të Sekretarit Organizativ dhe U.D. Sekretarit Politik të Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK), Afrim Zhitia.

Ky ngjarje do të mbahet në Rrugën Haxhi Zeka nr. 400, Prishtinë, në vendin ku Afrim Zhitia kishte mabjtur një fjalim të fuqishëm para demonstruesve, duke inspiruar breza të tërë në luftën për liri dhe drejtësi.

Pjesëmarrja juaj do të jetë një nder për ne dhe një shenjë e respektit ndaj kontributit të jashtëzakonshëm të Afrim Zhitisë në historinë tonë. Në këtë ditë, do të bashkohemi për të nderuar kujtimin e tij dhe për të reflektuar mbi vlerat që ai përfaqëson.

Kontrolloni gjithashtu

Tetë vjet më parë, Televizioni Dielli ka filluar transmetimin e programit kulturor, informativ, edukativ e arsimor

Sot TV Dielli shënon tetë-vjetorin e fillimit të transmetimit. Tetë vjet më parë,  më 11 …