Sindikata e Policisë kundërshton rritjen e ulët të pagave nga Qeveria

Sindikata e Policisë së Kosovës, ka shprehur kundërshtimin e saj ndaj vendimit të Qeverisë për rritjen e pagave në sektorin publik, duke e cilësuar shumën e propozuar si të pamjaftueshme. Në një reagim, SPK thekson se rritja e pagave nuk përputhet me nevojat reale të punonjësve, duke marrë parasysh inflacionin, rritjen e çmimeve dhe nivelin e pagave në vendet e rajonit. SPK e përshëndet çdo vendim për rritje pagash dhe mbështet idenë e një rritjeje lineare për të gjithë punonjësit. Ata kërkojnë që rritja e pagave për vitin 2025 të realizohet në dy faza: e para në janar me një koeficient dhe e dyta në qershor me një koeficient shtesë. Kjo do të sigurojë një mbështetje më të qëndrueshme ekonomike për punonjësit, duke i ndihmuar ata të përballen me rritjen e kostos së jetesës dhe të përmirësojnë standardet e tyre të jetesës.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …