Nënkryetari i PDK, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se nuk sheh mundësi për një koalicion qeverisës mes PDK-së dhe Vetëvendosjes, pas zgjedhjeve të planifikuara më 9 shkurt 2025. Sipas Hoxhajt, qeverisja e saj nuk ka sjellë rezultate, dhe për këtë arsye ai e konsideron të pamundur bashkëpunimin me ta. Hoxhaj argumentoi se ndryshimi politik i ardhshëm duhet të ndodhë për të mirë dhe se opozita duhet të udhëheqë qeverinë e re, duke e cilësuar ardhjen e Kurtit në pushtet si një “aksident” politik. Hoxhaj shtoi se veriu i Kosovës është kthyer në një platformë elektorale që mban në pushtet si Kurtin në Prishtinë, ashtu edhe Vuçiqin në Beograd.Kjo situatë po dëmton integrimin e komunitetit serb.
Kontrolloni gjithashtu
Vetëvendosja kërkon zëvendësimin e ish-anëtarëve, në komisionet parlamentare: Eman Rrahmani, Visar Korenica e Drita Millaku
Pas largimit të deputetëve Eman Rrahmani, Visar Korenica dhe Drita Millaku, partia Vetëvendosje, ka kërkuar …