Kosova do ta pranojë sot zyrtarisht Raportin e Progresit, njoftoi kryeministri Albin Kurti. Ai u pyet për vërejtjet e përmendura në raport dhe tha se do të ofrojë komente pas leximit të dokumentit, i cili është voluminoz dhe përmban shumë informacione. Kurti theksoi se do të bëhet e mundur diskutimi mbi temat kryesore që përmenden në raport, duke shtuar se pret të dalë përsëri para gazetarëve për të diskutuar detaje të tjera. Raporti, i cili do të miratohet zyrtarisht sot, kritikon Kosovën për veprime të pakoordinuara, që kanë nxitur tensione, duke kërkuar gjithashtu që vendi të nisë procedurat për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, në përputhje me draft-statutin të propozuar nga Bashkimi Evropian. Kosova nuk e ka dërguar këtë draft në Gjykatën Kushtetuese, duke refuzuar një kusht të rëndësishëm për anëtarësimin në Këshillin e Europës. Përveç kësaj, raporti thekson përpjekjet e pushtetit për të ushtruar kontroll mbi mediat, një çështje që po shqetëson shumë aktorë në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …