U bë pranim – dorëzimi i Planit për Përmirësimin e Shërbimeve Kadastrale

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur sot në takim znj. Jennifer Ober – drejtoreshë e Aktivitetit të USAID-it Qeverisja e Pronës, me ç’rast në mënyrë protokollare ajo i ka dorëzuar kryetarit Haliti, Planin për Përmirësimin e Shërbimeve Kadastrale.

Kryetari Haliti, fillimisht ka falënderuar USAID-in për bashkëpunimin e vazhdueshëm me komunën e Vitisë dhe me këtë rast, theksoi se ky plan është shumë i rëndësishëm dhe ka për qëllim rritjen e efikasitetit dhe gjithëpërfshirjen në ofrimin e këtyre shërbimeve për qytetarët tanë, në Zyrën Kadastrale Komunale (ZKK).

Përndryshe, përmes këtij bashkëpunimi, do të punohet në Rritjen e kapaciteteve të stafit, përmirësimin e infrastrukturës, avancimin e teknologjisë për një ofrim më të lehtë të shërbimeve, dhe prioritizimin e të drejtës së trashëgimisë për grupet e përjashtuara shoqërore, veçanërisht gratë dhe personat me aftësi të kufizuara.

Komuna e Vitisë, mbetet e përkushtuar për të siguruar që shërbimet kadastrale të jenë të pranueshme dhe të barabarta për të gjithë qytetarët.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …