Albin Kurti e Donika Gërvalla, janë aktivizuar me tubime elektorale nëpër Ambasadat e Kosovës, në diasporë

Ambasada e Kosovës në Vjenë, është venë në shërbim të pushtetit, duke bërë edhe njoftime për tubime elektorale që kryeministri Albin Kurti dhe Donika Gërvalla do të mbajnë në Austri. Në një njoftim të lëshuar me këtë rast, ata  ftojnë bashkatdhetarët  të marrin pjesë në një takim të veçantë me Kryeministrin Albin Kurti, dhe zëvendësen e tij, Donika Gërvalla Schwarz. Njoftimi u bë nga  Ambasada e  Kosovës në Vjenë. Kjo ngjarje do të mbahet më 3 nëntor 2024 nga ora 15:00 deri në orën 17:00 në një hotel në Vjenë me emrin “Arcotel Wimberger”. Albin Kurti dhe Donika Gërvalla, janë aktivizuar pas caktimit të datës së zgjedhjeve me tubime elektorale nëpër diasporë. Para Austrisë, Kurti dhe Gërvalla kanë qëndruar para disa ditëve për një vizitë në Gjermani, nga ku edhe kanë bërë fjalime politike e elektorale para shqiptarëve që jetojnë atje, në përpjekje për të siguruar votat e tyre për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Kontrolloni gjithashtu

Aida Dërguti: Do të bashkëpunojmë me Qeverinë Haradinaj vetëm për ta mbrojtur interesin kombëtar

Aida Dërguti: Kryeministri duhet të kërkojë falje për sjelljen ndaj opozitës

Ish-deputetja Aida Dërguti, ka theksuar se Albin Kurti duhet të kërkojë falje për sjelljen e …