Gjatë ditës së sotme nënkryetari i Komunës së Ferizajt Lulzim Aliu, i shoqëruar nga nënkryetari për komunitete Danush Ademi, drejtori i Drejtorisë së Infrastrukturës, Meriton Hajdini dhe këshilltari i kryetarit për komunitete, Jeton Emini, kanë pritur në një vizitë zyrtare ministrin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqin.
Ata nga afër kanë parë punimet që po realizohen në rrugën “Ejup Statovci” në Sallahane të Ferizajt, projekt ky që po realizohet në kuadër të programit për mbështetje për projektet infrastrukturore për komunitetet, ku Komuna e Ferizajt ka pjesën qendrore të financimit në bashkëpunim me MAPL.
Komunitetet pakicë në këtë zonë janë shprehur mirënjohës për realizimin e këtyre projekteve shumë të rëndësishme për ta.