Raportimi i drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti para Komisionit për mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës, ka dështuar pas përplasjeve dhe mospajtimeve në mes të deputetëve të pozitës dhe opozitës. Derisa kjo mbledhje e jashtëzakonshme ishte ftuar nga deputetët e opozitës, ishin deputetët e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje që këtë mbledhje e konsideruan të ftuar kundër rregullave. Pas debateve që zhvilluan e derisa kërkesa e nënkryetarit të Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Sali Zyba ishte që fillimisht të kishte sqarime për temat që ishte ftuar kjo mbledhje, deputetët e mazhorancës e lëshuan mbledhjen e Komisionit, ndërsa me një dakordim me drejtorin e AKI-së, Petrit Ajeti deputetët opozitarë vazhduan bashkëbisedimin për temat e ftuara. Para anëtarëve të këtij komisioni, drejtori i AKI-së Petrit Ajeti ishte ftuar të raportonte lidhur me dyshimet për përndjekje të gazetarëve dhe mesazhet e Dejona Mihalit që tashmë kanë qarkulluar në publik.
Kontrolloni gjithashtu
Gjermania ndalon tubimet elektorale të Kosovës në tokën gjermane
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka bërë të ditur se partitë politike dhe …