Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se Raporti i BE’së për Kosovën për vitin 2024 që është publikuar sot është raporti më negativ që ka marrë Kosova ndonjëherë. Mesazhet kryesore janë që Kosova mbetet nën sanksione, Kosova është duke u keq-qeverisur, Kosova është duke ecur prapa në të drejtat dhe liritë e njeriut, lirinë e shprehjes dhe të mediave, dhe në drejtësi”. Krasniqi ka shtuar se tri shtyllat themelore mbi të cilat ndërtohet dhe funksionon shteti demokratik dhe zhvillimor janë në stagnim apo regres. “Tri shtylla themelore mbi të cilat ndërtohet dhe funksion shteti demokratik dhe zhvillimor, janë në stagnim apo regres. Tri fusha për të cilët është përgjegjëse e vetme Qeveria, janë’ ato për të cilat Partia Demokratike e Kosovës e ka ngritur zërin vazhdimisht gjatë këtyre katër viteve.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …