Nën organizim të Drejtorisë për Arsim dhe Edukim në Komunën e Malishevës, të mërkurën ka filluar trajnimi për nivelin 1- 5 në fushën e kurrikulës për karrierë arsimore dhe pedagogjike të mësimdhënësve nga komuna e Malishevës.
Për të parë nga afër ecurinë e trajnimit ishte shefi i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Sabit Berisha, i cili shprehu përkushtimin e Drejtorisë së Arsimit dhe Edukimit për të përkrahur avancimin e njohurive të mësimdhënësve në fushën kurrikulare, të cilët nuk e kanë kryer këtë trajnim si edhe trajnime të tjera, me qëllimin e vetëm të arrijnë përgatitje për një arsim cilësor dhe gjithëpërfshirës.
Trajnimin është duke u fasilituar nga Skender Gashi trajner i kurrikulës.
Në trajnim po marrin pjesë 44 mësimdhënës të arsimit fillor të nivelit 1-5.
Trajnimi do të vazhdoi edhe ditëve në vijim.