Ish-kryediplomatja e Kosovës nga radhët e AAK-së, Meliza Haradinaj-Stublla, ka kritikuar kryeministrin dhe kryetaren për zbulimin e emrave të zyrtarëve të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. Ajo theksoi se ky veprim shkel privatësinë dhe sigurinë e individëve që punojnë në këtë agjenci, të cilët kanë përgjegjësi të rëndësishme për ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në vend. Ky është një akt penal, i sanksionuar me ligj, jo vetëm në Kosovë, por edhe në të gjitha shtetet demokratike që funksionojnë sipas standardeve demokratike. Maliza Haradinaj theksoi rëndësinë e ruajtjes së integritetit institucional, i cili është ndërtuar me shumë mund për më shumë se 15 vjet dhe ka kontribuar në mbrojtjen e interesave shtetërore të Kosovës. Institucionet si AKI-ja, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Forca e Sigurisë së Kosovës janë shtylla vitale të shtetit, saktësoi Meliza Haradinaj-Stublla.
Kontrolloni gjithashtu
Kosova duhet të përmbushë Asociacionin, Serbia të japë llogari për sulmin në Banjskë, deklaroi ambasadori amerikan, Robert Wood
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në OKB, Robert Wud, theksoi rëndësinë e përmbushjes së zotimeve …