Lista Serbe

Lista Serbe: Me urdhër të Kurtit, ishte thirrur dhe ishte lutur Radoiçiqi, për të siguruar votat e nevojshme për zgjedhjen e kryetares

Lista Serbe ka reaguar ashpër në fjalimin r ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Schwarz, pas deklaratave të saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ku ajo akuzoi liderët e shtetit serb për bashkëpunim me Milan Radoiçiq, i konsideruar nga Gërvalla si terrorist. Në reagimin e saj, Lista Serbe kritikoi Gërvallën për fiksimin e saj ndaj Radoiçiqit, duke theksuar se ajo e përmendi atë vazhdimisht, por “harroi” të përmend faktin se zyrtarët e partisë në pushtet, me urdhër të Kryeministrit Albin Kurti, e kishin thirrur dhe  e kishin  lutur Radoiçiqin për të siguruar votat e nevojshme për zgjedhjen e presidentes. Falë Radoiçiqit, i cili siguroi votën vendimtare të goranëve, presidentja e tyre u zgjodh, thuhet në reagim, duke shtuar se atëherë, Radoiçiqi, ishte i mirë me ta.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …