Kosova duhet të përmbushë Asociacionin, Serbia të japë llogari për sulmin në Banjskë, deklaroi ambasadori amerikan, Robert Wood

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në OKB, Robert  Wud, theksoi rëndësinë e përmbushjes së zotimeve nga Kosova dhe Serbia për të arritur normalizim të plotë mes dy vendeve, duke përmendur njohjen e ndërsjellë si qëllim përfundimtar. Gjatë fjalimit në Këshillin e Sigurimit, ai shprehu shqetësim për veprimet e pakoordinuara të qeverisë së Kosovës, të cilat, sipas tij, dëmtojnë të cenueshmit dhe minojnë procesin e dialogut të mbështetur nga BE-ja. Ambasadori Wud përsëriti kërkesën amerikane që Kosova të themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, duke e cilësuar këtë një hap të domosdoshëm për ecjen përpara në marrëdhëniet mes dy vendeve. Po ashtu ai bëri thirrje për llogaridhënie të plotë nga Serbia për sulmin e shtatorit 2023 në Banjskë dhe për veprimet e Milan Radojçiqit, duke vënë në dukje mungesën e progresit në këtë drejtim.

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …