Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku, ka thënë se shefja e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari po keqpërdoret, si trup i huaj

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku, ka thënë se shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari po keqpërdoret nga kjo parti. Ajo e ka cilësuar si trup të huaj në këtë parti, duke thënë se për bisedën e zhvilluar me Radoiçiqin ka qenë e detyruar ta bëjë nga kryeministri Albin Kurti dhe Dejona Mihali. Më vjen shumë keq prej Kusari-Lila, sepse  është keqpërdor nga partia e Vetëvendosjes, është trup i huaj, dhe ne qoftë se duhet  sulmuar dikë më se lehti e sulmojnë këtë. Duke e cilësuar si të dëmshëm dhe të rrezikshëm për sigurinë një komunikim të tillë ka thënë se habitet se si ajo ende mund të vijë në parlament e të dal në medie, me çfarë ego dhe qysh mundet. Unë kisha dhënë dorëheqje dhe e kisha lëshuar Kosovën po ta kisha bërë  një gjest të tillë si Kusari, por edhe kjo është me urdhër të Dejonës dhe Kurtit, tha deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku.

Kontrolloni gjithashtu

Lista Serbe

Lista Serbe: Me urdhër të Kurtit, ishte thirrur dhe ishte lutur Radoiçiqi, për të siguruar votat e nevojshme për zgjedhjen e kryetares

Lista Serbe ka reaguar ashpër në fjalimin r ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Schwarz, …