U mbajt konferencë rreth Ligjit për Mbrojtjen e Mjedisit

Në kuadër të Bashkëpunimit Ndërkufitar Kosovë – Maqedoni e Veriut dhe projektit “Rajonet urëzuese”, sot u mbajt konferencë në të cilën u trajtua Ligji për Mbrojtjen e Mjedisit, kuadri ligjor për mbrojtjen e mjedisit dhe roli i qytetarëve në mbrojtjen e mjedisit.

Me këtë rast, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, në fjalën e tij u shpreh se ky projekt është një hap i madh drejt mbrojtjes së mjedisit.

“Ky projekt synon përmirësimin e mjedisit dhe cilësisë së jetës për qytetarët tanë në rajonin kufitar të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, në një kohë kur mjedisi ynë natyrorë është nën presion të vazhdueshëm, dhe është një hap i madh përpara e drejtë mbrojtjes dhe ruajtjes së mjedisit”, tha kryetari Haliti.

Në këtë konferencë morën pjesë përfaqësues nga institucionet qeveritare, komunat, organizatat civile, si dhe përfaqësues nga Bashkimi Evropian, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, të cilët diskutuan rreth sfidave dhe mundësive në zbatimin e këtij ligji, në nivel lokal.

Përndryshe ky projekt implementohet nga komuna e Vitisë në Kosovë, në partneritet me komunën e Gostivarit dhe Iniciativën për Perspektivë Evropiane (IEP) nga Maqedonia e Veriut. Ndërsa financohet nga BE-ja në kuadër të Programit IPA II për Bashkëpunim Ndërkufitar Kosovë – Maqedoni e Veriut.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …