Ramush Haradinaj tha se Raporti i Progresit, reflekton në masë shthurjen e sistemit qeverisës të vendit dhe largimin nga integrimet

Kryetari  i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Raporti i Progresit, ashtu sikur edhe  pritej, reflekton në masë të madhe shthurjen e sistemit qeverisës në Kosovë dhe largimin e vendit nga të gjitha proceset që e përafrojnë drejt Bashkimit Evropian. Kryeministri Albin Kurti e ka larguar dhe sabotuar Kosovën nga proceset që e bëjnë anëtare të NATO-s.  tërë kjo shfaqet në cenimin e demokracisë parlamentare, ndërhyrjet në media, sabotimin e sistemit të drejtësisë, defektet në prokurim, e pothuajse në çdo fushë të jetës. Në katër vitet e fundit, Kurti e largoi dhe e sabotoi Kosovën nga proceset që e bëjnë anëtare të NATO-s. Me këtë raport shihet se e gjithë agjenda e tij është largimi i Kosovës nga të gjitha integrimet euroatlantike. Largimi i Kurtit nga qeverisja po shndërrohet çdo ditë në një obligim kombëtar për të gjithë ne”, ka saktësuar,  kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,  Ramush Haradinaj.

 

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …