Kryetari turk, Erdogan

Rexhep Tajip Erdogan, i ftoi të gjitha vendet me ndërgjegje, që të ushtrojnë më shumë presion mbi qeverinë izraelite

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoğan, i ftoi të gjitha vendet me ndërgjegje, që të ushtrojnë më shumë presion mbi qeverinë izraelite, raporton Anadolu. Erdoğan priti me ceremoni zyrtare presidentin e Senegalit, Bassiru Diomaye Faje, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Turqi.Pas takimeve dypalëshe dhe takimit ndërmjet delegacioneve, Erdoğan dhe Faye mbajtën një konferencë të përbashkët për media. Ndërkohë, para konferencës pati edhe ceremoni për nënshkrimin e marrëveshjeve. E vlerësojmë jashtëzakonisht qëndrimin e Senegalit në çështjen e Palestinës bazuar në zgjidhjen me dy shtete”, tha presidenti turk, duke folur rreth mbështetjes që Senegali i jep çështjes palestineze. Erdoğan tha se ndjekin me vlerësim qëndrimin e mprehtë të vëllezërve të tyre afrikanë, të cilët, siç tha ai “e dinë mirë se ç’do të thotë shtypja dhe masakra, kundër politikës gjenocidale të Izraelit”.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ ende nuk ka pranuar asnjë aplikim nga partitë politike për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit

Astrit Gashi: KQZ-ja nuk duhet të bjerë në kurthin e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, duke lejuar votimin jashtë Kosovës

Analisti, Astrit Gashi, thotë se në asnjë mënyrë nuk duhet të lejohet votimi jashtë Kosovës, …