Dardan Molliqaj

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj konstaton se partia nuk e mbështetjen e elektoratit për të kaluar pragun zgjedhor

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka shpjeguar arsyen pse PSD ka vendosur të mos garojë në zgjedhjet e 9 shkurtit. Molliqaj ka theksuar se partia e tij nuk e ka mbështetjen e nevojshme për të kaluar pragun zgjedhor.  Në përgjigje të pyetjes se nëse kanë bërë matje për mbështetjen e qytetarëve, Molliqaj konfirmoi se sondazhet janë kryer dhe sipas rezultateve, mbështetja e qytetarëve për PSD-në ka rezultuar vetëm 2%, duke e bërë të pamundur kalimin e pragut të nevojshëm prej 5%. Absolutisht po kemi bërë matje. Jemi më shumë se 2%, po jemi larg 5%, përfundoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …