Lidhur me përhapjen e lajmeve se AKI-ja po i përcjellë disa gazetarë, KMDLNj kërkon nga Prokuroria e shtetit të nis hetimet. KMDLNj kërkon nga Prokuroria e shtetit të bëjë hetime për këto dyshime që rëndë shkelin të drejtat e njeriut sikur që e shkelin dhe dhunojnë institucionin e konkursit. Përcjellja e qytetarëve të Kosovës dhe të tjerëve bëhet vetëm me urdhër të gjykatës e jo të individëve që e keqpërdorin besimin e dhënë nga qytetarët për qëllime politike dhe partiake. Edhe raporti i fundit i Progresit qartazi e thotë se ndaj gazetarëve që nuk i binden regjimit po ushtrohet presion përmes kërcënimeve në përpjekje të pengojnë punën e tyre. Gjithashtu, presioni ndaj Prokurorisë dhe Gjykatave po merr karakter të linçimit publik përmes ndërhyrjeve flagrante të pushtetit, në përgjithësi dhe MD në veçanti. Të drejtat e njeriut nuk mund të zbatohen sipas standardeve të dyfishte ku, në vend të dokumenteve ndërkombëtare dhe kombëtare për këto të drejta, si standard mbisundon përcaktimi politik dhe partiak. Në prag të zgjedhjeve po krijohet një situatë e tensionuar, me një fjalor të ashpër dhe toksik që e rrezikon mbarëvajtjen e zgjedhjeve prandaj ligji duhet të veprojë ndaj të gjithëve që e promovojnë dhe zbatojnë fjalorin e urrejtjes, thuhet në reagimin e KMDLNj-së.
Kontrolloni gjithashtu
Bajram Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbijetojë!
Gjatë një takimi me fituesit e Konkursit Kombëtar të Gjuhës, nxënësit e shkollës “Rilindja” në …