Gjykata Themelore në Prishtinë, ka hedhur poshtë padinë e pabazuar të SBASHK-ut ndaj Ministrisë së Arsimit

SBASHK-u i ka dërguar një sërë shkresash për takim ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, por ajo nuk iu përgjigjet

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës e Kulturës i ka dërguar ftesë për takim ministres së Arsimit,  Arbërie Nagavci që ta informojnë për shqetësimet, sfidat dhe kërkesat e tyre. Përmes një njoftimi për media bëhet e ditur se SBASHK i ka dërguar një sërë shkresash për takim ministres Nagavci, mirëpo sipas tyre Nagavci vazhdon të mos iu përgjigjet.SBASHK-u ka dërguar shumë shkresa me kërkesën për takime me qëllim që t’ju informojmë për shqetësimet, sfidat dhe kërkesat legjitime të anëtarësisë sonë. Në vend të vullnetit për takime e bashkëbiseda në shërbim të arsimit, ju ministre keni vazhduar me qasjen e gabuar ndaj dialogut dhe me arsyetime të njëjta e të paqëndrueshme se gjoja keni shumë angazhime në Kosovë dhe jashtë vendit e nuk po gjeni kohë tani e dy vite për takim me SBASHK-un”, thuhet në letrën që SBASHK-u i ka dërguar Nagavcit.

Kontrolloni gjithashtu

Qendra Burimore për Persona të Zhdukur sot ka mbajtur një sesion informues me familjarët e të zhdukurve

Këshilli Koordinues i Familjarëve të të Zhdukurve, kërkon drejtësi për Viktimat e Luftës në Kosovë

Edhe këtë vit, Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve organizoi një takim për …