Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka deklaruar se disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, janë afër t’i bashkohen partisë së tij. Gashi tha se së paku tre deputetë të LVV-së po shqyrtojnë mundësinë e kalimit në LDK, duke ndjekur shembullin e deputetes Drita Millaku. Ai nuk pranoi të përmendë emra, duke theksuar se një veprim i tillë mund të dëmtojë karrierat e tyre politike. Gashi shtoi se këta deputetë mund të jenë pjesë e listës së kandidatëve të LDK-së për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Sipas tij, Vetëvendosje po përballet me sfida të brendshme dhe humbje të mbështetjes, pasi disa deputetë dhe ish-votues të saj po rikthehen te LDK. Ai tha gjithashtu se një numër i madh votuesish që në vitin 2021 mbështetën LVV-në, tashmë po e shohin veten më afër LDK-së.
Kontrolloni gjithashtu
LDK kërkon hetim për ndryshimin e Raportit të Auditorit
Lidhja Demokratike e Kosovës, ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme për medie ku e ka …