Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Pamjaftushmëria e rritjes së pagave krahas inflacionit të lartë

 Problemet ekonomike të Kosovës kanë një dimension të gjerë dhe fatkeqësisht mungesa e një orientimi të qartë ekonomik dhe mungesa e politikave zhvillimore ekonomike kanë bërë që këto probleme vetëm të thellohen.

Inflacioni (rritja e çmimeve) konsiderohet si një problem ekonomik që ndikon shumë në mirëqenien e qytetarëve. Nese  i referohemi viteve të fundit, mesatarja e inflacionit për këto 3 vite ka qenë mbi 23% dhe nëse i referohemi nëngrupeve të Kosnum nga 50% ka shkuar në 100%, sidomos ato  ushqimore dhe të tjera mallra të lidhura, dhe kjo tregon qartë rritjen e kostos së jetesës dhe për rrjedhojë uljen e standardit të jetesës. Hyrja në fuqi e ligjit të pagave në vitin 2023, edhe pse është prezentuar  si i arritur nga qeveria, krijon pabarazi dhe zhgënjim në administratën publike, e sidomos ky ligj vlen vetëm për të emëruarit politikë, duke thelluar edhe më shumë pabarazinë në të ardhura.

Përcaktimi i vlerës monetare të koeficientit 105 në vitin 2023 dhe më pas 110 në vitin 2024 edhe pse aferm nuk e ruajti ekonominë e të ardhurave reale kundrejt inflacionit të lartë. Në një situatë të tillë, si përgjigje monetare, qeveria do të duhej të indeksonte pagat dhe pensionet me normën e inflacionit. Prezentimi e normës së re, jo në vlerë, por në njësi të koeficientit, është më shumë një kozmetikë elektorale sesa një tregues real i qendrushëm i rritjes . Rritja prej 55 euro ose 0.5 njësi e Koeficienti dhe 1 njësi e koeficientit ose 110 euro nga korriku nuk përkon me situatën reale dhe nuk garanton stabilitet ekonomik të administrata publike e as siguri juridike, duke marrë parasysh se rritja njësi e koeficientit të përcaktuar me ligjin e pagave nuk e lejon këtë sepse koeficientët janë të percaktuar 2-18.

Pra, me këtë rritje, qeveria nuk ka prodhuar asgjë tjetër përveç dëshpërimit që do të vijë si pasojë e kostove  ekonomiko-financiar që do të kenë familjet kosovare dhe kosto opportune .

Kontrolloni gjithashtu

BDI

BDI: Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut ka vendosur që më 11 dhjetor të marrë në shqyrtim kushtetutshmërinë e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut ka vendosur që më 11 dhjetor të marrë në …