Smajl Latifi: Sot, në 35-vjetorin e përjetësimit të heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu

Sot, në 35-vjetorin e përjetësimit të heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
***
Më të mirët, më të guximshmit, më trimat dhe më atdhetarët e bashkuar rreth një qëllimi dhe ideali të lartë, qëndrojnë fort dhe bien duke luftuar me armë në dorë kundër armikut që, për t’i shtënë në dorë, kishte angazhuar forca të mëdha të njësive speciale e i kishte vënë nën rrethim.
Më 2 nëntor 1989, pas një beteje disaorëshe, bijtë besnik të këtij kombi, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, me rënien e tyre në bodrumet e kthyera në istikame, në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, u bënë simbol i frymëzimit për edukimin e qindra e mijëra të tjerëve, të cilët 10 vjet më pas, luftuan heroikisht nën emblemën e UÇK-së e i dhanë grushtin përfundimtar pushtuesve të këtij trualli.
Nderime dhe lavdi përjetësisht, heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu!🇦🇱🇦🇱

Kontrolloni gjithashtu

Në Deçan u mbajt takimi i parë për themelimin e Këshillit Publik-Privat

U mbajt takimi i parë për themelimin e Këshillit Publik-Privat, një mekanizëm jo-formal dhe këshilldhënës …