Rezultati i zgjedhjeve presidenciale në Amerikë, do të ndikojë ndjeshëm në të ardhmen e Kosovës, me lëvizje kufijsh, tërheqje të trupave amerikane apo vazhdim të status quo-së. Analistët thonë se njëri ose tjetri opsion do të jetë në shqyrtim, pavarësisht se kush fiton. Ish-emisari amerikan, Frank Wisner nuk pret ndonjë lëvizje në këtë drejtim nëse Kamala Harris zgjidhet presidente. Ai nuk e përjashton mundësinë që Trump ta pranojë ndarjen e Kosovës si zgjidhje të shpejt për konfliktin e saj të vazhdueshëm me Serbinë. Nëse ai sheh ndonjë marrëveshje me Vuçiqin që përshtatet, nuk do ta pres Kosovën që të bindet. Ai do të jetë transanksional në kërkim të një marrëvshjeeje, të një përparimi, të një dickaje që e bën të duket mirë. Kosova duhet të jetë e shkathët, të sigurohet që ka mbështetje të fortë nga evropianët, por rrugëtimi i saj mund të jetë i vështirë”. Wisner argumenton se forcat ameriakne përmbushin një rol të dyfisht në Kosovë duke vepruar jo vetëm si mbrojtëse por edhe si simbol i angazhimit të Amerikës. Duke pasur parasysh gjendjen e pazgjidhur mes Kosovës dhe Serbisë besoj që trupat amerikane do të vazhdojnë të jenë pjesë e regjimit të sigurisë me të cilin jeton Kosova”, tha Frank Wisner.
Kontrolloni gjithashtu
Vlora Çitaku ka kritikuar qeverinë për abuzim në Zyrën Kombëtare të Auditimit
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës,Vlora Çitaku, ka kritikuar pushtetin për ndërhyrje në pavarësinë e …