Kosova me dy festivale ndërkombëtare në Këshillin Ndërkombëtar të Organizatave (CIOFF) – partner zyrtarë në UNESCO

Presidenti i Këshillin Ndërkombëtar të Organizatave (CIOFF) për Kosovë, Arsim Abazi, ka bërë të ditur se në Kongresin Botërorë të CIOFF-it në Sofje të Bullgarisë, nga sot janë çertifikuar dhe njohur nga CIOFF, dhe ndodhen në kalendarin zyrtar botërorë të CIOFF, edhe dy festivale nga Kosova:

1 International Folklore Festival Dance and Rites “N’Karadak Krisin Tupanat”

2. International Folklore Festival “NINULLA”.

Kjo punë dhe ky rezultat vijnë falë punës dhe angazhimit të vazhdueshëm të drejtorit, Këshillit Organizativ dhe vullnetarëve të SKOFF dhe AKV “Kemajl Azizi”.

Me qëllim të ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe promovimit të saj, Kosova do të jet nikoqire në organizimin e dy festivaleve botërore, duke mirëpritur qindra artist nga e gjithë Bota.

Me këtë rast, z. Abazi gjatë kësaj vizite është takuar me ambasadorin e Kosovës në Bullgari, z. Haxhi Bajraktari, me të cilin kanë zhvilluar një bisedë në lidhje me fushën e kulturës, veçanërisht në kontekstin e ansambleve dhe festivaleve. Po ashtu edhe mundësitë e bashkëpunimit për të promovuar trashëgiminë kulturore shqiptare.

Drejtori z. Abazi gjithashtu ka falënderuar për mbeshtejen dhe ndihmën, ata pa të cilët nuk do të ishte arritur ky sukses:

Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës,

Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit,

Komunën e Vitisë, DKRS- Viti

Komunën e Gjilanit, DKRS- Gjilan

Komunën e Ferizajit, DKRS-Ferizaj,

Komunën e Kamenicës, DKRS Kamenicë,

Komunën e Hanit të Elezit, DKRS -Hani i Elezit

Kompaninë “PRO&CO GROUP”

dhe Bankën “KEP”.

Foto dhe lajmi: SKOFF dhe AKV ” Kemajl Azizi”-Viti.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …