Shefi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se përgjatë katër viteve, Qeverinë Kurti e kanë përcjell skandalet, keqpërdorimet dhe aferat korruptive. “Numri më i madh i seancave të jashtëzakonshme dhe debateve parlamentare të cilat i kemi thirr pikërisht për keqpërdorime që kanë ndodhur në dikastere ministrore të Republikës së Kosovës, numri i keqpërdorimeve dhe numri i aferave duket të jetë jashtëzakonisht i madh, prej çështjet se ambalazhuesve të ujit, ku është një mega skandal dhe një aferë jashtëzakonisht e madhe. Flasim për kontratat një burimore mjafton me pa vetëm Korporatën Energjetike të Kosovës, ku e sheh që për dy vite kanë bërë kontrata një burimore rreth 106 milionë eurove. Kjo nuk ka ndodhur më herët në historinë e Republikës së Kosovës, dhe nuk guxon të përsëritet” ka theksuar mes tjerash, shefi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …