Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka drejtuar kritika ndaj kryeministrit Albin Kurti për mos marrjen e masave ndaj zyrtarëve të lart të korruptuar. Ai ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti, jo që nuk i shkarkon zyrtarët qeveritar të korruptuar por edhe i mbron ata. “Kjo parti ka 15 vite që kur ishte në opozitë tentonte që të bindte qytetarët e Kosovës që të gjitha qeveritë para tyre ishin të korruptuar dhe kriminel e deri tek tradhtarë dhe bashkëpunëtorë të Serbisë, mirëpo në këto katër vite që ishin në pushtet të vetëm, kanë treguar që janë totalisht të korruptuar. “Është e qartë që koka e këtij korrupsioni është vetë Kurti, në të kundërtën nuk do t’i mbronte këta të korruptuar dhe do t’i shkarkonte. Fakti që i mbron do të thotë që është i njoftuar dhe është në bashkëpunim dhe në koordinim ose në monitorim ose nën urdhrin e vet zotrit Kurti bëhet i gjithë ky korrupsion në Qeverinë e tij në këto katër vitet e fundit. Shihet qartazi në ato incizime që Kusari-Lila nuk i ka mohuar shihet qartazi që Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes ka qenë vazhdimisht në koordinim me Listën Serbe për ligjet më vitale të këtij vendi, kanë tentuar të bëjnë një lojë kinse po koordinohet për Ligjin për Pagën Minimale, por ajo ka prekur drejtpërdrejtë të gjithë veteranët e luftës, dhe njëkohësisht sa herë që Gjykata Kushtetuese e ka vlerësuar si jo kushtetuese veprimet e ligjet e kësaj Qeverie ata e kanë sulmuar si gjykatë të kapur” ka thënë mes tjerash për Ekonomia Online, deputeti, Besian Mustafa.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …