Shqiptarët e Kosovës lindore protestojnë kundër pasivizimit të adresave të tyre nga autoritetet e Serbisë

Shqiptarët e Kosovës lindore do të protestojnë sot kundër pasivizimit të adresave të tyre nga autoritetet e Serbisë. Me moton “Kthema Adresën,” protesta ka për qëllim të denoncojë zhvendosjen, pasivizimin, dhe shtypjen që po përballen shqiptarëte Kosovës lindore, si dhe kërkon të drejta të barabarta në përdorimin e gjuhës shqipe, simboleve kombëtare, investimeve dhe përfaqësimit dinjitoz. “Protesta e radhës në Medvegjë, 3 nëntor 2024, ora 13:00, para Stacionit Policor. Për mijëra qytetarë të pasivizuar” ka shkruar kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Nevzad Lutfiu. Organizatorët kanë theksuar se kjo lëvizje shërben për të rikujtuar që, pavarësisht mbajtjes së referendumit të 1 dhe 2 marsit 1992 dhe Marrëveshjes së Konçulit, vullneti i shqiptarëve të Kosovës Lindore, ende nuk është realizuar.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …