Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, është zotuar se do të hakmerret kundër sulmeve të Izraelit dhe aleateve të tij. “Armiqtë, si Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe regjimi zionist, e dinë se do të përballen me përgjigje të ashpër për atë që janë duke bërë kundër Iranit, kombit iranian, dhe frontit të rezistencës”, ka thënë Khamenei në një fjalim para studentëve në Teheran, njofton Radio Evropa e Lirë. Ai ka theksuar më tutje se Irani është duke bërë gjithçka që duhet bërë për të përgatitur kombin iranin, qoftë në aspektin ushtarak, apo në atë të armëve, si dhe në rrafshin politik. Armiku duhet ta mësojë se nuk mund të kryejë djallëzitë që dëshiron, do të përballet me përgjigje të ashpër”.
Kontrolloni gjithashtu
Gjyqtari i Gjykatës Speciale, Charls Smitt, ka kërcënuar Shukri Bujën të përgjigjet, ose do të merren masa kundër tij
Seanca, ku dëshmoi ish-komandanti i UÇK-së, Shukri Buja, në Hagë, ishte mbyllur për publikun me …