Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka drejtuar kritika të shumta ndaj kryeministrit, Albin Kurti, për të cilin ka thënë se është shefi i korrupsionit. “Për fat të keq korrupsioni nuk ka qenë asnjëherë më shumë se tani. Unë e kam vërejtur herët sepse do të ketë shumë korrupsion për shkak të lidhjeve të shkurtat, e kam quajtur ‘lidhje të shkurta, dostat’, Kurti i ka dhënë autorizime të pakufizuar miqve të tij, besnikëve të tij nëpër shumë borde e vendimmarrje në ministri e kam ditur që do vijë kështu. Ky është shefi i korrupsionit vetë Kurti të këqijave që ndodhin” ka deklaruar lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai ka shtuar më tutje se “Vetëvendosja tashmë ka filluar që të sillet si opozitë e ardhshme meqë nuk do ta krijojnë Qeverinë më. Ata vetëm kanë filluar me hidhërimet e veta në mënyrën e tyre të sjelljes. Po e shohim një Vetëvendosje të pa përgjithshme që e kemi parë shumë herë në opozitë”.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …