Subjekti politik Vetëvendosje ka reaguar ndaj deklarimit të kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza për rritje të pagave prej për 50 për qind. Në reagimin e këtij subjekti thuhet “për dallim nga ta, Qeveria Kurti nuk premtoi rritje, por i realizoi ato. “Por çfarë bënë ata sa ishin në pushtet? Për veten, prokurorinë dhe gjyqësorin rritën pagat për 100%, sepse aty kishin interes. Ndërkohë, shërbyesve civil, për të cilët gjithmonë premtonin, u rritën pagat vetëm 4%. Në dallim nga ta, Qeveria Kurti nuk premtoi rritje të pagave, por i realizoi ato, duke krijuar një kornizë ligjore për paga, koeficientë për secilin pozicion, dhe duke zvogëluar hendekun mes pagës më të lartë dhe asaj më të ulët. Rritja e pagave tani lidhet me zhvillimin ekonomik të vendit: sa më shumë të rritet ekonomia, aq më shumë rriten pagat” thuhet në mes tjerash në reagimin e Vetëvendosjes.