Njohës të rrethanave politike në vend kanë shfaqur kritika në adresë të Kuvendit të Kosovës dhe deputetëve që nuk po marrin pjesë në seanca apo vijnë në to me vonesë. Aktivisti, Artan Muhaxhiri ka thënë se në Kuvendin e Kosovës ekziston një gjendje tragjiko – komike, ku kryesore është si t’i lihet faji njëri- tjetrit për mosfunksionimin e Kuvendit. Ai ka thënë për Radio Televizionin e Kosovës se “deputetët janë duke marrë rroga kot, janë duke shfrytëzuar buxhetin e Kosovës pa asnjë kontribut dhe për mos realizim të asnjë detyre që e kanë obligim. Është për keqardhje të madhe mjerimi politik në të cilin ka rënë Kuvendi i Kosovës”. Edhe profesori universitar, Dritëro Arifi ka shfaqur kritika ndaj kësaj legjislature dhe ndaj deputetëve të papërgjegjshëm. Ai ka theksuar se partia në pushtet nuk e ka kuptuar se çfarë është shumica parlamentare, po ashtu deputetët nuk po e kuptojnë peshën ligjore e politike që e kanë.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …