Kandidatja demokrate, për zgjedhjet e përgjithshme në Amerikë, Kamala Harris, ia ka drejtuar me një letër të hapur komunitetit shqiptaro amerikan, ku ndër të tjera vlerëson lidhjet e fuqishme të shqiptarëve me Shtet e Bashkuara. Shqiptarët në Amerikë kanë dhënë kontribute të çmuara për kombin tonë për gjenerata të tëra, duke treguar një angazhim të thellë ndaj familjes, komunitetit dhe përpjekjes për liri. Janë qindra mijëra shqiptarë që jetojnë në Shtetet e Bashkuara dhe qëndresa e komunitetit shqiptar amerikan vazhdon të na frymëzojë të gjithëve”, nis letrën e saj Harris. Shqiptarët kanë kontribuar në mënyrë të thellë në strukturën e kombit tonë, duke pasuruar komunitetet me shpirtin e tyre sipërmarrës, vlerat e forta familjare dhe angazhimin e thellë ndaj edukimit dhe angazhimit qytetar. Kamala Harris konfirmon partneritetin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, duke e konsideruar vendin tonë si partner të qëndrueshëm të NATO dhe si një vend që promovon stabilitet në rajon.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …