Kryeministri Edi Rama, ftoi të gjithë emigrantët që jetojnë në Greqi të kthehen e të punojnë në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama, ftoi të gjithë emigrantët që jetojnë në Greqi të kthehen e të punojnë në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ka ftuar  të gjithë emigrantët që jetojnë në Greqi të kthehen në Shqipëri, pasi pagat, sidomos në sektorin e turizmit janë të ngjashme me ato në shtetin grek. Ai i bëri thirrje emigrantëve që kursimet e tyre ti investojnë në agroturizëm, pasi të ardhurat janë më të larta sesa në Greqi. Ejani në Shqipëri ku merrni një paga të ngjashme, por edhe paguani më pak taksa dhe jeni në tokën tuaj dhe pranë njerëzve tuaj. Çdo shqiptari që jeton jashtë, që ka një tokë apo një shtëpi në fshat i them sot ti investojnë kursimet e veta në agro turizëm. Nuk ka nevojë të kthehet me familjen, por nëse i investon ato të ardhura për të hapur derën e vjetër dhe ta kthejë në bujtinë mikpritëse do të ketë të ardhura më të larta sesa të ardhurat këtu ne Greqi”, tha ndër të tjera  kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka prezantuar Isni Kilajn si kandidatin e ri për deputet nga kjo parti. Limaj theksoi përvojën e pasur të Kilajt, duke e përshkruar atë si një ekonomist të diplomuar dhe një figurë të përkushtuar për zhvillimin e vendit. Kilaj ka qenë një nga themeluesit dhe komandant i njësitit të parë të UÇK-së, njësiti “Lumi,” duke kontribuar për sigurinë e Kosovës në fazat e hershme të luftës. Pas përfundimit të luftës, Kilaj ka mbajtur pozita të rëndësishme si nënkryetar i Komunës dhe Drejtor për Ekonomi dhe Financa. Ai gjithashtu ka shërbyer si Kryetar i Komunës së Malishevës për dy mandate dhe ka qenë Zëvendës Ministër i Buxhetit dhe Financave, si dhe Zëvendës Ministër në Ministrinë e Diasporës. Në fjalën e tij, Limaj shprehu besimin se me kandidatura të tilla të fuqishme, NISMA do të rikthehet me sukses në Kuvendin e Kosovës.

Isni Kilaj rikthehet në politikë si kandidat për deputet nga NISMA

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka prezantuar Isni Kilajn si kandidatin e ri për deputet …