leoni

Po bëhen 4 vjet nga arrestimi i krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi

Po bëhen 4 vjet qysh  nga arrestimi i krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, nga Gjykata Speciale. Ata ndodhen në paraburgim në Hagë, prej nëntorit të vitit 2020. Sipas rrjedhave të  procesit gjyqësor dhe avokatëve të të pandehurve, bëhet e ditur se  në fund të  vitit 2025,  ose në  fillimin e  vitit  2026 mund të përfundojë procesi gjyqësor kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët Zyra e Prokurorit i akuzon për krime të pretenduara të luftës, vlerësojnë monitoruesit e këtij procesi. Deri tani numri i dëshmitarëve  ka mbërritur në 100, ndërsa Prokuroria ka hequr dorë nga dëgjimi i disa dëshmitarëve dhe i ka pranuar disa dëshmi me shkrim. Një pjesë e madhe e këtij procesi gjyqësor ka kaluar në seanca të mbyllura për publikun dhe me dëshmitarë të mbrojtur. Gjykimi ka filluar  në prill të vitit 2023. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha akuzat.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …