Ish-komandanti i UÇK-së dhe i FSK-së, Rrahman Rama, ka njoftuar se do të jetë kandidat për deputet nga radhët e PDK-së, në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt 2025. Rama, i njohur për kontributin e tij të rëndësishëm në luftën çlirimtare, është gjithashtu anëtar i kryesisë së PDK-së. Sipas burimeve, gjithçka është konfirmuar dhe gjenerali Rama do të përfshihet në listën prej 110 kandidatëve të PDK-së. Ai ka pasur një rol kyç në themelimin e Ushtrisë së Kosovës dhe ka kontribuar në forcimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Kandidatura e tij për deputet shikohet si një vazhdim i angazhimeve të tij për qytetarët, duke marrë parasysh historinë e tij të lavdishme dhe ndihmën e konsiderueshme që ai ofroi gjatë dhe pas luftës. PDK ka vlerësuar këto arritje dhe ka kërkuar që ai të përfaqësojë qytetarët në Kuvendin e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Gjeneral, Bashkim Jashari, takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë, Gjeneral Carignan
Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, …