Ish-Kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka bërë thirrje publike për dorëheqjen e Rilind Gërvallës, drejtorit të RTK-së, duke e akuzuar për dëmtimin e reputacionit të AKI-së, dhe për rrezikimin e sigurisë kombëtare. Deklarata e Ramadanit vjen pas pranimit të Gërvallës se ka përmendur në mbledhjen e Bordit të RTK-së një lidhje të supozuar me AKI-në në raportin e diskutueshëm mbi kontrollin e pretenduar serb mbi dy media kosovare. Ramadani pyeti për qëllimet e Gërvallës në këtë çështje dhe akuzoi drejtorin e RTK-së, për dëmtimin dhe ridëmtimin e AKI-së, dhe sigurisë kombëtare. “Pse duhet të rikthehet AKI në debat publik nga Gërvalla, i cili ishte saktësisht personi që e përfshiu atë në diskursin rreth skandalit të RTK-së ndaj dy mediave online?” pyeti Ramadani, duke shtuar se drejtori i RTK-së ka ndikuar në mënyrë direkte që publiku të adresojë kritika ndaj agjencisë së inteligjencës.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …