Mesazhet e zbuluara janë fakte se Dejona Mihali luan rol kyç në komunikatat e KEK-ut, dhe udhëzimet për deputetët e patrisë

Një seri komunikimesh të siguruara nga gazeta Nacionale hedhin dritë mbi një koordinim të detajuar mes ndërmarrjes publike KEK dhe anëtares së lartë të Vetëvendosjes, Dejona Mihali. Mesazhet e zbuluara sugjerojnë se Mihali luan rol kyç në komunikatat e KEK-ut, duke ndikuar edhe udhëzimet për deputetët e partisë qeverisëse në Kuvend. Në një mesazh të shkurtër, ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi, falënderon Mihalin për aprovimin e një komunikate për publikim, duke treguar përfshirjen e saj të drejtpërdrejtë në çështjet e ndërmarrjes. Ky ndikim shtrihet edhe në qëndrimet e ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili javë më parë bëri një postim të pazakontë ku kritikonte opozitën, duke i krahasuar me “shushunja.” Ky postim, që u shoqërua me reagime të shumta, u përfol të ishte ndikuar nga Mihali, duke ngritur pikëpyetje mbi burimin dhe motivet e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …