leoni

Bashkimi Evropian kërkon ruajtjen e kufizimeve të rrepta kundër varianteve të virusit dhe përshpejtimin e vaksinimit

Në pritje të statusit kandidat për në BE, në Kosovë vazhdojnë kundërshtimet e akuzat mes pozitës dhe opozitës

Që prej dhjetorit 2022, Kosova ka aplikuar për statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por deri më tani nuk ka marrë një përgjigje formale nga BE-ja. Ndërsa pozita  dhe opozita po  akuzojnë njëra-tjetrën për shkakun e këtij ngërçi, Komisioni Evropian ka deklaruar se vendimi për të avancuar Kosovën në këtë proces është në dorën e Këshillit të BE-së. Qeveria pretendon se Kosova ka përmbushur detyrat e saj dhe se bllokimi i procesit lidhet me dinamikat e brendshme të BE-së. Nga ana tjetër, opozita, përfaqësuar nga ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, dhe deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, e konsideron qeverinë si fajtore për stagnimin. Në një përgjigje për median, Komisioni Evropian shprehet se është i gatshëm të ofrojë një opinion mbi statusin e kandidatit, nëse kërkohet nga Këshilli i BE-së.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …