Shukri Buja

Komandanti i UÇK-së në Zonën e Neredimes, Shukri Buja, po merret në pyetje. në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së

Komandanti i UÇK-së në Zonën e Neredimes gjatë luftë,  Shukri Buja, po dëshmon në  gjykimin kundër krerëve të UÇK-së, në Hagë. Ai në fillim të fjalës së tij, ka bërë të ditur  se është ftuar  në këtë proces si dëshmitar edhe si i dyshuar, duke sqaruar se në vitin 2019 nga Prokuroria e Gjykatës Speciale, ishte i ftuar në bisedë,  pa e ditur statusin   definitiv,  si i dyshuar apo dëshmitar. Pas insistimit të avokatëve të mi përfundimisht m’u tregua se jam vetëm si i dyshuar. Prokuroria Speciale nuk më ka informuar për akuzat që kishin ndaj meje dhe nuk kanë informuar as avokatët e mi, përkundër kërkesave të shumta nga ekipi im ligjor, ka thënë  Shukri Buja në fillim të dëshmisë së tij, në Hagë. Avokati i Shukri Bujës, Taulant Hodaj në fjalën e tij, ka kërkuar pushimin e hetimeve, pasi  Prokuroria Speciale e Hagës vazhdon ta konsiderojë atë si të dyshuar bazuar në një vendim që ishte lëshuar në vitin 2019.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, kërkon që të gjithë të korruptuarit pa dallim të futen në burg

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka publikuar një video ku shfaqet votimi i deputetëve të …