RrGK publikon Raportin Analitik “Më shumë zgjedhje përmes politikave miqësore për familjen”  

RrGK kërkon drejtësi dhe veprim të menjëhershëm, pasi dhuna ndaj të miturës është e patolerueshme

Rrjeti i Grave të Kosovës është thellësisht e indinjuar nga rasti i tmerrshëm ku një e mitur dyshohet se është dhunuar nga pesë persona. Kjo ngjarje tronditëse, sipas mediave lokale, përfshin drogimin dhe më pas dhunimin e të miturës nga pesë persona. Kjo është shkelje e rëndë e të drejtave por edhe dinjitetit njerëzor, e për më tepër duhet të jetë thirrje urgjente për veprim nga të gjitha institucionet dhe shoqëria jonë. Ne nuk duhet të lejojmë që këto akte të ndodhin në vendin tonë. Prandaj, RrGK i bën thirrje organeve të drejtësisë që të veprojnë me vendosmëri dhe urgjencë, duke siguruar hetime të hollësishme dhe të shpejta për zbardhjen e plotë të rastit dhe për ndëshkimin maksimal të kryerësve, në përputhje me ligjin. Ky rast duhet të shërbejë si një paralajmërim i qartë për të gjithë, se dhuna ndaj të miturve nuk do të tolerohet kurrsesi, sikurse asnjë formë tjetër e dhunës. RrGK po ashtu kërkon që institucionet të tregojnë ndjeshmëri të lartë ndaj viktimës dhe të ofrojnë mbështetje të plotë për të dhe familjen e saj, duke garantuar siguri dhe përkujdesje – gjithashtu, drejtësia të jetë e pakompromis dhe e menjëhershme. Po ashtu, është urgjente që të angazhohen në përmirësimin e masave mbrojtëse për të miturit, për të parandaluar përsëritjen e rasteve të tilla. RrGK do të monitorojë reagimin institucional ndaj këtij dhe çdo rasti tjetër të dhunës me bazë gjinore. Rrjeti është i gatshëm për të ofruar mbështetje përmes këshillimit ligjor falas dhe referimit tek institucionet përkatëse.

Për ndihmë juridike falas për rastet e dhunës me bazë gjinore, ju lutemi na kontaktoni në numrin: 048 105 800.

Kontrolloni gjithashtu

Ramiz Lushaj: Me 9 prill 2025, në Ditën Përkujtimore të Thyemjes së Kufinit Kosovë- Shqipëri, do të përurohet Shtatorja e Heroit Bylbyl Breçani, në Tropojë

Ramiz Lushaj: Me 9 prill 2025, në Ditën Përkujtimore të Thyemjes së Kufinit Kosovë- Shqipëri, do të përurohet Shtatorja e Heroit Bylbyl Breçani, në Tropojë

Me 9 prill 2025, në Ditën Përkujtimore të Thyemjes së Kufinit Kosovë- Shqipëri, do të …