Bashkimi Demokratik për Integrim shpalosi sot të dhëna skandaloze për krimin më të madh në dekadën e fundit nëpërmjet të keqpërdorimit dhe shfrytëzimit të institucioneve. Monopoli i bixhozit në shtet i kontrolluar nga kompania serbo-bulgare Kazino Austria e ka finansuar drejtorin e ri të Lotarisë me mbi 140.000€, ndërsa për vete kanë fituar mbi 100 milion Euro në kurriz të shtetit dhe qytetarëve. Edhe, siç thotë populli, mos e vet se tregon vet! Në mbrojtje të kompanisë private serbo-bullgare Kazino Austria doli zellshëm, ashtu siç edhe e pritëm. Izet Mexhiti, janë vënë në shërbim të plotë monopolit të kompanisë private serbo-bulgare Kazino Austria dhe drejtorit të Lotarisë Aleksandar Klimovskit në industrinë e bixhozit sepse finansohen nga paratë e tyre të pista. Izet Mexhiti dhe Arben Taravari, emëruan zëvendës drejtor në Lotari, nuk e mbylli asnjë kazino, bastore, sllot klube, as edhe online lojërat e fatit, votoi kundër mbylljes së tyre në Kuvend dhe vazhdon ti shërbejë verbësisht industrisë së bixhozit.
Kontrolloni gjithashtu
Gresë Krasniqi: Zëri i lirisë tani prapa grilave, por krenaria na mban gjallë
Gresë Krasniqi, bija e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi, …